Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se programi qeverisës i Qeverisë Kurti 2 do të publikohet në javët që do të vijnë, shkruan Express.
“Programi qeverisës do të publikohet në javët që do të vijnë”, është shprehur Rexhaj.
Kujtojmë se kryeministri Kurti pati premtuar se programi qeverisës do ta paraqitet në Kuvend, në javën vazhduese pasi të kthehet nga Brukseli.
“Menjëherë pasi të kthehem nga Brukseli javën tjetër, ne do të paraqesim programin në Kuvend për miratim dhe do të fillojmë agjendën tonë transformuese”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Java e kthimit nga Brukseli ka kaluar, ndërkohë që Kurti ende nuk ka paraqitur programin qeverisës.
Pra, nga java e kthimit nga Brukseli, deputeti i VV’së thotë se programi qeverisës do të prezantohet në javët në vazhdim./Express/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...