Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott, ka thënë sot se qeveria amerikane nuk do ta udhëheqë procesin ndërmjet Serbisë e Kosovës.
Siç ka thënë Scott, kjo është punë për Bashkimin Evropian “por ne do të jemi aty të ndihmojmë aq sa mundemi”.
“Por, se çfarë do të jetë normalizimi dhe çfarë do të jetë marrëveshja, ne ende s’e dimë”, ka thënë Scott duke theksuar se SHBA –ja përkrah BE-në në këtë proces. Cilado qoftë zgjidhja, ajo do të duhej të arrihej nga palët negociuese, përkatësisht nga Kosova dhe nga Serbia”, ka thënë Scott për mediat serbe, transmeton lajmi.net.
Scott ka thënë se SHBA-ja nuk ka vija të kuqe dhe as nuk thotë se do të pranojë çfarëdo që do të vijë nga Serbia e Kosova.
“Nuk mundte bashkësia ndërkombëtare t’i thotë njërës palë ose tjetrës diçka e ajo të zbatohet, por duhet të vendosni ju dhe Kosova. Duhet të jetë afatgjate dhe e qëndrueshme e jo ndonjë ide e pazbatueshme. Zgjidhja duhet të sjellë stabilitet të rajonit e jo ta bëjë rajonin të destabilizuar. SHBA-ja nuk ka vija të kuqe dhe as nuk thotë se do të pranojë çfarëdo që do të vijë nga Serbia e Kosova”, ka deklaruar tutje Scott.
Sipas tij, tash për tash konflikti nuk është i ngrirë po negociatat janë të ngrira, prandaj do të duhej gjetur mënyrë që të kthehemi pas në bisedime , gjë që ka qenë gjithmonë qëndrimi ynë.
“Mendojmë se taksat i kanë ndihmuar kësaj situate dhe duhet gjetur mënyrën që të ulemi në tavolinë të flasim për problemet” ka thënë Scott dhe ka përsëritur se qeveria amerikane nuk do ta udhëheqë këtë proces por BE-ja, “porse ne do të ndihmojë aq sa mundemi”, theksoi Scott.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...