SHBA dëshiron që Beogradi dhe Prishtina zyrtare të arrijnë deri te kompromisi, kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës e që brenda këtij viti duket të jetë vendimtar për zgjidhjen e kësaj, nëse Serbia dëshiron integrim në BE, deklaroi ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott.
Në pyetjen se çfarë përfiton Serbia, nëse mund të fitojë, ambasadori Scott deklaroi se sa i përket asaj se çfarë përfiton Serbia e çfarë Kosova, kjo në të vërtetë është pjesë e kompromisit dhe dialogut, njoftojnë mediet serbe.
”Ne vetëm duam të inkurajojmë palët që t’i shpejtojnë konsultimet, të jenë të hapura për secilin propozim, të arrijnë deri aty sa të arrihet marrëveshja në mes të Kosovës e Serbisë, ne do të jemi të gatshëm të shikojmë pozitivisht, pavarësisht se cila marrëveshje mund të jetë e pranueshme për të dyja palët”, deklaroi ambasadori Scott, transmeton RTK.
Tutje, ambasadori Scott shtoi se dialogu tani po hyn në fazën intensive dhe takimi i javës së kaluar i të dy liderëve, Thaç-Vuçiq, ishte pozitiv.
Më tej, ambasadori Scott mendon se dialogu duhet përshpejtuar që të mund të arrihet deri te zgjidhja e përhershme në mes të dyja vendeve.
”Ne duam inkurajojmë Prishtinën e Beogradin që të arrijnë deri te kompromisi, sepse nuk do të ketë marrëveshje pa kompromis”, theksoi ndër të tjera ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott.
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...
A të bën të lumtur paraja? Përgjigjen banorët
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë