David Schwendiman, prokurori i Gjykatës speciale për krime të kryera në Kosovë në vitet e 90-ta, ka shprehur përkushtim për të bërë çdo gjë të mundshme për t’i mbrojtur dëshmitarët, të cilët mund të jenë “në rrezik nga çdo gjë, prej vdekjes e deri te frikësimi”.
Dhomat e specializuara të Kosovës janë krijuar për hetimin dhe dënimin e krimeve eventuale të dyshuara që janë kryer nga udhëheqësit e lartë shqiptarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), gjatë luftës kundër forcave serbe në vitet 1998-99, raporton agjencia AFP nga Haga.
Këto akuza ishin përfshirë në një raport të Këshillit të Evropës në vitin 2010, ku detajizohen pretendimet për vrasje, burgosje të paligjshme dhe trafikim të organeve, gjatë dhe pas luftës guerile të Kosovës për pavarësi.
Prokurori, David Schwendiman, gjatë takimit të djeshëm me gazetarët në Hagë, ka refuzuar të futet në detaje se kush mund të akuzohet ose kur do të bëhen paditë e para.
Ai thekson se zyra e tij është e preokupuar me rrezikun me të cilin ballafaqohen dëshmitarët potencialë.
“Ne do të bëjmë çdo gjë të mundshme dhe do tu japim atyre rehatinë dhe mbrojtjen e nevojshme, që u duhet për të marrë pjesë”, tha Schwendiman, duke theksuar se në këtë aspekt po ndërmerren masa speciale.
Ai tha, po ashtu, se nuk do të “ndikohet ose frikësohet” nga atmosfera e elektrizuar politike në Kosovë.
“Puna ime është që të udhëhiqem nga ligji, nga faktet dhe për t’i mbajtur përgjegjës individët për sjelljen e tyre”, tha David Schwendiman, në një takim me gazetarët dje në Hagë.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...