Ish-gjyqtari i Tribunalit të Hagës, Wolfgang Schomburg krijimin e Gjykatës Speciale e ka cilësuar si diskriminim për Kosovën.
Schomburg në një intervistë për Deutche Welle ka thënë se edhe në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi (ICTY) me seli në Hagë ka pasur disa procese lidhur me Kosovën, prandaj pse duhet trajtuar edhe njëherë kjo çështje.
“Po është e vërtetë që është krijuar edhe një Gjykatë Speciale për Kosovën. Ju lutem mos më pyesni mua se ç’kuptim ka një gjykatë e tillë. Por le t’i kthehem edhe një herë pyetjes së mëparshme, nëse u mbyll më shpejt se ç’duhej ICTY: Nëse në bashkësinë ndërkombëtare ekziston mendimi, që ndokund duhet të shqyrtohet ndonjë rast, atëherë do të kishte qenë më mirë që të ishte mandatuar ICTY me këtë. Por unë shtroj pyetjen, se ndërkohë që edhe në ICTY ka pasur disa procese lidhur me Kosovën, atëherë përse duhej trajtuar edhe një herë ky kapitull i Kosovës? Unë e konsideroj këtë në një farë mënyre si diskriminim të Kosovës. Është e vetëkuptueshme, që në rajone të veçanta edhe mund të ngrihen pretendime për raste të caktuara duke kërkuar, që të zbardhen ato në nivel lokal, pasi nuk kanë mund të përmbyllen në një gjykatë ndërkombëtare. Por në rastin e Kosovës unë nuk i kuptoj arsyet dhe kjo më duket si diskriminuese”, thekson Schomburg./Deutche Welle/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...