Kancelari gjerman Olaf Scholz ka uruar kryeministrin serb, Millosh Vuçeviq për marrjen e detyrës dhe ka thënë se Gjermania është e gatshme të mbështesë Serbinë në rrugën e saj drejt normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.
Sipas Shërbimit për shtyp të Qeverisë Federale të Gjermanisë, Scholz vlerësoi se Serbia ka mundësi të bëjë përparim të mëtejshëm në rrugën e saj drejt reformave, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit.
”Gjermania është e gatshme t’ju mbështesë në të ardhmen ndërsa vazhdoni rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, ju uroj suksese dhe fat në sfidat që ju presin. Ju përgëzoj për marrjen e detyrës. Serbia ka mundësinë të bëjë përparim të mëtejshëm në rrugën e saj të reformave, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit”.
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...