Kancelari gjerman s’pajtohet se dështuan bisedimet, marrëveshja e Ohrit dhe Asociacioni do të implementohen

15:55 | 27 Tetor 2023
E.K

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz në një konferencë për media të premten në Bruksel, ka folur  për takimet e djeshme me Kosovën dhe Serbinë duke deklaruar se nuk e ndanë vlerësimin se ato kanë dështuar.

Scholz ka theksuar se Kurti dhe Vuciq e kanë thënë se marrëveshjet do të zbatohen.

“Në këtë situatë vërtetë pikëlluese ishim në gjendje të ecim përpara. Nuk e ndaj vlerësimin tuaj. Por mendoj se nëse e bëjmë një vlerësim politik, besoj se mund të ndahet vlerësimi im se Kurti dhe Vuçiq thanë që propozimet konkrete, Marrëveshja e Ohrit dhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe do të implementohen. Këtë ata e thanë qartë. Ky është një hap i rëndësishëm dhe duam ta shohim të ndodhë” ka deklaruar Scholz./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme