Kancelari gjerman Olaf Scholz në konferencën për media ka thënë se Gjermania përparësi i jep ‘Tregut të Përbashkët Rajonal’, shkruan arbresh.info.
“Sa i përket Open Balkan, dua ta them qartë se ne, prioritet të madh i japim ‘Tregut të Përbashkët Rajonal’ që mendojmë se duhet të përparojë dhe çështjet brenda tij mund të realizohen dhe të çohen përpara”, deklaroi ai, shkruan arbresh.info.
Scholz duke treguar se marrëveshja e ‘Procesit të Berlinit’ është një mundësi, theksoi që Gjermania me të gjitha mundësitë që ka do të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’iu bashkangjitur BE-së.
“Procesi i Berlinit është një shenjë që Gjermania me të gjitha mundësitë që ka do të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor për t’iu bashkangjitur BE-së në kohën e duhur. Ne e kemi bërë këtë prioritet. Por ne nuk mund të bëjmë asgjë për këtë, është e rëndësishme të punojnë edhe pjesëmarrësit në këtë proces”, deklaroi Scholz, transmeton arbresh.info
Scholz tha se Procesi i Berlinit është forumi që i çon në BE vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Sa i përket Open Balkan, dua ta them të qartë se ne prioritet të madh i japim ‘Tregut të Përbashkët Rajonal’ që mendojmë se duhet të përparojë dhe çështjet brenda tij mund të realizohen dhe të çohen përpara”, tha ai.
Ndryshe Scholz tani është nisur për të vizituar KFORIN gjerman për të parë nga afër punën e tyre./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...