Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, në një konferencë për media, pas takimit me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, duke folur për integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, ka thënë se Gjermania është gjithmonë në anën e procesit të anëtarësimit.
Por, që kjo të ndodh, ka Scholz, fillimisht duhet të zgjidhet konfliktet e pazgjidhura në mes të vendeve të rajonit, siç është ajo ndërmjet Kosovës e Serbisë, por edhe në mes të Maqedonisë së Veriut e Bullgarisë.
“Shpresoj të ketë përparime në grindjen në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ne po punojmë shumë për të zgjidhur situatën vërtet të vështirë në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka potencuar ndër të tjera ai.
Scholz, gjithashtu ka pohuar se Gjermania është kundër bilateralizmit të procesit të zgjerimit të BE-së
“Në të gjitha mosmarrëveshjet midis vendeve të rajonit, Berlini është në anën e procesit të anëtarësimit në BE, sepse dëshiron që kandidatët për anëtarësim ta arrijnë atë sa më shpejt. Në të kaluarën, jam angazhuar shumë me vende të ndryshme për të siguruar që të mos ketë asnjë bilateralizim që do të pengonte përparimin e këtij procesi dhe po punojmë që kjo të vazhdojë të jetë e mundur në të ardhmen”.
Ndryshe ditë më parë, kancelari gjerman, në një konferencë të përbashkët për media me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se tensionet e fundit në Kosovë kanë dëshmuar se sa e rëndësishme është prania e misionit të Aleancës Veri – Atlantike në Kosovë.
“NATO është garantues i sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë përmes KFOR-it. Gjermania merr pjesë në këtë mision përmes forcave të armatosura. Tensionet në ditët e fundit kanë ilustruar se sa e rëndësishme është kjo prani dhe që KFOR-i duhet të jetë në pozicion që të reagojë në mënyrë të duhur ndaj të gjitha zhvillimeve”, tha kancelari gjerman./DW
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...