Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka dhënë një parashikim çfarë do të thotë i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë takimeve që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do ta kenë me pesëshen evropiane.
Schneeberger me anë të një postimi në platformën X tha se Lajçak do të thotë se Kosova duhet ta ndalë menjëherë përshkallëzimin.
“Lufta kundër krimit dhe për sundimin e ligjit e provokon Serbinë dhe Serbia duhet të mbrohet më pas me sulme terroriste. Nuk ka zgjidhje tjetër. Kosova duhet ta shtensionojë menjëherë [situatën], përndryshe do të ketë sanksione të radhës”, shkroi Schneeberger mbi atë se çfarë mund të thotë Lajçak.
I can already imagine what @MiroslavLajcak will say: Kosovo should stop this escalation immediately. The fight against crime and for the rule of law provokes Serbia and Serbia then has to defend itself with terrorist attacks. It has no other choice. Kosovo must de-escalate… https://t.co/V6IDTCMuXB
— Kati Schneeberger 🇪🇺 (@KatiSchneeberg1) October 25, 2023
Ajo shtoi se ndoshta, Lajçak do ta thotë këtë me fjalë të tjera, por kuptimi do të jetë i njëjtë.
Ndryshe, sot kryeministri i vendit, Albin Kurti, do takojë liderët e Gjermanisë, Olaf Scholz, Francës, Emmanuel Macron, e të Italisë Giorgia Meloni, si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.
Pesëshja evropiane do ta presin në takim edhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq./Arbresh.info
Lexo edhe:
Kurti dhe Vuçiq sot në Bruksel takohen me liderët e Bashkimit Evropian
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert