Zyrtarja e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger po e vlerëson krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si të rrezikshëm për Kosovën.
Madje, ajo ka thënë se tanimë nuk ka të ardhme për këtë Asociacion dhe se vet serbët e veriut nuk janë të interesuar për krijimin e tij.
“Mendoj se Asociacioni është i rrezikshëm. Është mjet i Vuçiqit për të kontrolluar serbët në veri të vendit. Dhe sipas informatave që posedojmë nuk ka të ardhme për këtë Asociacion. Përparësi do të ishte anëtarësimi i të gjitha këtyre komunave në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Serbët në veri me të cilët kam biseduar, nuk janë të interesuar për Asociacionin, ata duan punë, shërbime shëndetësore, edukim dhe të mos jetojnë nën presionin e Serbisë. Përshtypja ime është se popullata lokale nuk ka interes më që të angazhohet për një Asociacion të komunave serbe”, ka theksuar Schneeberger.
Schneeberger: Dialogu në qorrsokak, BE të emërojë ndërmjetës tjerë
Schneeberger në një intervistë për RTK-në ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ndodhet në një qorrsokak. Ajo ka kërkuar që BE të emërojë ndërmjetës të tjerë në dialog.
“Në këtë situatë mund të takohemi edhe njëmijë herë, por nëse njëra palë nuk dorëzon një pjesë të interesave të veta, pra vijnë propozime nga Kurti dhe shkohet me kundër propozime, kështu nuk shkohet përpara. Për momentin dialogu është bllokuar. BE duhet të emërojë të tjerë ndërmjetësues, që do të kishin qasje te akterët e bisedimeve, që do të ishin me rigoroz në këtë rast me Vuçiqin, që të gjendet një zgjidhje. Pra të dyja palët duhet tregojnë vullnet për një zgjidhje, dhe jo vetëm njëra palë”, tha Schneeberger.
Ajo tutje ka thënë se Vuçiq nuk është i gatshëm për marrëveshje, prandaj nuk ka zgjidhje pa qenë të dyja palët të gatshme.
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes