Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberg ka reaguar sërish ndaj deklaratës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron për vizat.
Me anë të një postimi në X, Schneeberg tha se ndonëse gabim në përkthim, prapë se prapë ajo në vetvete përmban një kërcënim rreth procesit të liberalizimit, shkruan Arbresh.info.
“Edhe sikur të mos thuhej fjalë për fjalë, përsëri mund të dëgjohet shumë qartë kërcënimi i Macron: Ne ju dhamë liberalizimin e vizave dhe tani ju duhet të përmbushni kërkesat tona. Pasoja e mospërmbushjes u komunikua kështu shumë qartë mes rreshtave.”, shkroi ajo.
Ajo theksoi se Macron nuk tha asnjë fjalë për Serbinë, e cila, siç tha ajo nuk ka interes të përmbushë pjesën e saj të marrëveshjes.
“ Vuçiq aktualisht është duke lidhur kontrata me Kinën.”, tha ajo.
Schneeberg ironizoi me politikat e BE-së ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
“Politika e zbutjes ndaj Vuçiqit dhe përpjekja për ta lidhur atë më shumë me BE-në dhe për ta distancuar nga Rusia dhe Kina ka funksionuar vërtet mrekullisht. A jeni i kënaqur tani?”, përfundoi ajo.
Ndryshe, deklarimi i presidentit të Francës, Emmanuel Macron një ditë më parë në Tirnaë se janë pezulluar përkohësisht vizat për Kosovën ka ngjallur reagime të shumta, por që më vonë u sqarua se ishte gabim në përkthim dhe se ky proces nuk është pezulluar./Arbresh.info/
Even if there was a translation error, Macron’s combination of visa liberalisation and the current demands on Kosovo remains.
Even if it was not said literally, one can still hear Macron’s threat very clearly: We gave you visa liberalisation and now you have to fulfil our… https://t.co/vV5yIS5WK5
— Kati Schneeberger 🇪🇺 (@KatiSchneeberg1) October 17, 2023
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...