Schmid në takim me Kurtin: Ballkani Perëndimor i përket BE-së

10:38 | 11 Dhjetor 2023
E.G

Deputeti Bundestagut gjerman, Nils Schmid është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë këtij takimi, Schmid e ka falënderuar Kurti për angazhimin e tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike dhe përkushtimin e tij ndaj Procesit të Berlinit, shkruan Arbresh.

Ndër të tjera, deputeti gjerman tha se Ballkani Perëndimor i përket BE-së.

Ballkani Perëndimor i përket BE-së. Në bisedë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti  dhe e falënderova për angazhimin e tij të palodhshëm për një Kosovë të lirë dhe demokratike dhe përkushtimin e tij ndaj Procesit të Berlinit”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme