Projektligji për statusin e mësimdhënësve të viteve të ’90-ta nuk arriti të shkojë në Kuvend për shkak të mospunës sa duhet të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar.
Por, në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, bënë të ditur se së fundmi kanë marr një lajm të mirë nga Ministria e Arsimit, se ky ligj në fillim të dhjetorit do të dërgohet për miratim në Qeveri e pastaj në janarin e 2018-ës do të dërgohet për miratim edhe në Kuvendin e Kosovës.
“Në qeveri, projektligji d të shkojë nga 1 deri më 15 dhjetor, sipas agjendës së qeverisë. Ata e kanë të drejtën që ta nisin menjëherë në procedurë. Në janar do të jetë pjesë e agjendës së Parlamentit. Kryeministri ka shprehur gatishmëri që bashkë me ministritë gjegjëse, e veçmas me ministrinë e arsimit t’u dalin në borxh punëtorëve të asaj kohe. Nga ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, kemi marrë garancionet se ai veç ka formuar një komision brenda MASHT-it për të analizuar edhe njëherë këtë ligj”, tha për televizionin 21 Rrahman Jashari, kryetar i SBASHK-ut.
Njohësit e çështjeve të arsimit thonë se nuk do të duhej të kishte pengesa në miratimin e një projektligji të tillë.
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...