Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka uruar Sindikatën e Policisë së Kosovës në 24 vjetorit të themelimit të Policisë.
Me anë të këtij urimi, SBASHK thotë se krenaria është më e madhe te punëtorët e arsimit, që që nga çerdhet e deri në univeristete, sepse siç u shprehen ata “dikur këto vasha e këta djem ishin nxënësit tonë”, shkruan Arbresh.info.
“Policia e Kosovës krenare me arritjet e shumta në shërbim të qytetarëve e atdheut sot festoi ditëlindjen e 24. SBASHK në këtë datë të shënuar uron Sindikatën e Policisë dhe shpreh respekt të lartë e meritor për bijtë e bijat e Kosovës, që me angazhime e përkushtim shëmbullor na bën të ndjehemi krenar me policinë tonë. Kjo krenari është ende e më e madhe te ne punëtorët e arsimit, që nga çerdhet e deri në univeristete, sepse dikur këto vasha e këta djem ishin nxënësit tonë dhe na bëhet zemra mal kur shohim gjithë këto arritje të tyre në përballje me sfidat e detyrat aspak të lehta.”, ka shkruar SBASHK.
Tutje, në urim SBASHK thotë se kryeminsitri, Albin Kurti dhe ministri, Xhelal Sveçla është dashur t’i gëzojnëme vendimin që po realizohen kërkesat e tyre.
“SBASHK kujton Kryeministrin Kurti dhe ministrin Sfeçla se sot bashkë me fjalët e mira është dashur t’i gëzojnë edhe me vendimin që po realizohen kërkesat e tyre legjitime, që janë bërë sa e sa herë publike nga sindikata e tyre e që kanë pasur gjithmonë mbështetetjen e SBASHK-ut.”, thuhet në urim.
Tuje ata shprehën mbështetje për kërkesat e Policisë së Kosovës.
“Polici e Kosovës SBASHK krenohet me ju dhe do të vazhdojë kudo na jepet mundësia të mbështesim kërkesat tuaja legjitime duke kërkuar që ato të realizohen.”, thuhet në urimin e SBASHK-ut./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...