Duke vazhduar me realizimin e agjendës së takimeve me veprimtarët sindikalë nëpër komunat e Kosovës kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri kanë vizituar komunën e Lipjanit.
Ata të shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Emrush Ahmeti dhe anëtaret e kryesisë Lutfije Ibrahimi e Valbona Kryeziu kanë vizituar Drejtorinë e Arsimit dhe janë takuar me drejtorin Rasim Hasani.
Kryetari Jasharaj ka falënderuar drejtorin Hasani për mikpritjen dhe pastaj ka shpalosur disa nga angazhimet sindikale për ta falënderuar drejtorin e arsimit dhe institucionet komunale për bashkëpunimin korrekt me kryetarin dhe kryesinë e sindikatës sonë për këtë komunë duke vlerësuar përkushtimin dhe angazhimet e kryetarit Ahmeti dhe veprimtarëve të tjerë në shërbim të realizimit të kërkesave të anëtarësisë në këtë komunë.
Në kuadër të kësaj bashkëbisede nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm kanë treguar për situatën aktuale dhe për angazhimet sindikale të SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë dhe për kontributin në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë në arsim duke veçuar edhe organizimin e tetë trajnimeve të licencuara të SBASHK-ut.
Drejtori i Arsimit të Lipjanit Rasim Hasani është shprehur se ka një përvojë të gjatë e të mirë të komunikimit e bashkëpunimit me SBASHK-un e pastaj ka treguar për angazhimet që bëhen në këtë komunë në shërbim të arsimit. Në shenjë respekti të ndërsjellë drejtori Hasani bashkë me pjesëtarë të stafit të tij kanë bërë foto me mysafirët.
Pas kësaj në sallën e Asamblesë Komunale ka filluar takimi me anëtarët e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar të Lipjanit. Kryetari i këtij Kuvendi Emrush Ahmeti ka përshëndetur pjesëmarrësit dhe ka falënderuar përfaqësuesit e SBASHK-ut që janë pjesë e këtij Kuvendi pune. Ai pastaj ka bërë një raport të shkurtër lidhur me sfidat dhe angazhimet sindikale në këtë komunë.
Në fjalën e tij përshëndetëse kryetari Jasharaj ka falënderuar pjesëmarrësit e këtij takimi dhe gjithë anëtarësinë në Lipjan për unitetin e dëshmuar dhe për mbështetjen e vazhdueshme të tyre në angazhimet e SBASHK-ut. Ai ka ftuar pjesëmarrësit që të vazhdojnë me angazhimet dhe që lirshëm të shtrojnë pyetje për të gjitha çështjet sindikale.
Nënkryetarja e SBASHK-ut pas kësaj është ndalur veçmas të çështja e trajnimeve të SBASHK-ut, që janë të licencuara nga MASHTI duke kujtuar se gjithë këtë angazhim stafi qendror në koordinim me kryetarët e nivelit komunal sindikalë e bëjnë për të ndihmuar anëtarësinë që më lehtë të realizojnë kërkesat e përditshme në profesionin e mësimdhënësit me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë në arsim.
Në pjesën e dytë të këtij takimi është zhvilluar bashkëbisedë mes pjesëmarrësve dhe përfaqësuesve të nivelit qendror të SBASHK-ut. Koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri ka dhënë fillimisht sqarime për çështjet aktuale e pastaj u është përgjigjur edhe pyetjeve të anëtarëve të këtij Kuvendi . /arbresh.info/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare