Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka reaguar pas vendimit të MINT-it duke e refuzuar ankesën e Klan Kosovës për pezullimin e certifikatës së biznesit, duke thënë se sulmet e qeverisë ndaj gazetarëve kanë nisur dhe ishin të orkestruara nga zyrtarë të lartë të institucioneve.
SBAShK-u tha se sulmi ndaj gazetarëve kulmoi me Klan Kosovën dhe sipas tyre, fjala e lirë e informimi i saktë po vihet në rrezik.
“Ky është alarm se fati i kësaj medie mund t’i pres edhe mediumet tjera dhe nëse ndodh atëherë në Kosovë do të kemi errësirë dhe Qeveria do të bëj çfarë t’i teket sepse e vërteta do të mungojë në publik”, thuhet në reagimin e tyre.
Në reagim thuhet se SBAShK-u është në mbështetje të gazetarëve dhe fjalës së lirë dhe reagon ashpër kundër sulmeve të qeverisë ndaj medieve.
“Reagon sepse sulme të tilla, fyerje e linçime kemi përjetuar edhe ne si sindikatë dhe kemi përjetuar përpjekjet e Murati e të tjerëve për të shuar organizimin sindikal me presione të ndaljes së pagave, të zbulimeve të pengesave siç është Kosova e shumë përpjekje të tjera”.
“Ne pësuam goditje, por mbijetuam e do të veprojmë edhe sot e gjithë ditën. Qëndroni edhe ju medie të nderuara sepse misioni juaj është i shenjtë në ruajtjen e fjalës së lirë dhe luftën e të vërtetës kundër shpifjeve e rrenave”, thuhet në reagim.
Kujtojmë se dje Ministria e Industrisë, Ndërmarrësis dhe Tregtisë, ka njoftuar se ia ka refuzuar ankesën mediumit Klan Kosova për pezullimin e licencës së biznesit.
MINT konsideron se ka vendosur në përputhje me ligjin, pavarësisht gjithë reagimeve masive vendore dhe ndërkombëtare./Arbresh.info/
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj