Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, po thotë se vendimi i Qeverisë për lirimin e grave shtatzëna nga puna, ka shkaktuar huti në institucionet arsimore.
Përmes një komunikate për media, SBASHK’u thotë se e kundërshton qasjen që është bërë ndaj punonjëseve të arsimit, duke thënë se mund të zgjedhin nëse duan ta shfrytëzojnë apo jo mundësinë e lirimit nga puna, pasi në pikën 7 të vendimit të Qeverisë thuhet se gratë shtatzëna duhet të lirohen nga puna dhe duhet t’u krijohen mundësitë për të punuar nga shtëpia.
“Në kuadër të vendimit të fundit të Qeverisë në parandalimin dhe luftën kundër Covid 19 është edhe ai që të gjitha punëtoret shtatzëna të lirohen nga obligimi për t’u paraqitur në punë duke iu mundësuar që të punojnë nga shtëpia. Kjo ka krijuar hamendje, huti dhe stres te institucionet arsimore e veçmas te punëtoret shtatzëna. SBASHK-u duke iu përgjigjur këtyre shqetësimeve kundërshton qasjen që u është bërë disa punëtoreve shtatzëna në arsim duke iu thënë se ato mund ta shfrytëzojnë, por edhe mund të mos e shfrytëzojnë këtë mundësi që ua garanton pika 7 e masave të fundit të Qeverisë. Këtë qasje, nga kushdo që vjen, e konsiderojmë si presion që punëtoret shtatzëna mos ta shfrytëzojnë këtë të drejtë që ua jep pika 7”, thuhet në komunikatën e SBASHK’ut.
“Nuk mund të kuptojmë se si paska mundësi që zbatimi i vendimit të Qeverisë, që është marrë për të mbrojtur punëtorët shtatzëna e që konsiderohen si nga më të rrezikuarat nga prekja me Covid, të lihet në vullnetin e palëve se a do të zbatohet a jo”, thuhet në reagim.
Tutje, SBASHK’u thotë se vendimi i Ministrisë së Arsimit që në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit për të angazhuar studentë për të zëvendësuar punëtoret shtatzëna, nuk është i qëlluar.
“Studentët i kemi parë në institucionet arsimore duke kryer praktikën profesionale, por ata gjithmonë kanë qenë të përkrahur e të ndihmuar nga mësuesi i klasës ose nga mësimdhënësi i lëndës, të cilët kanë qenë të pranishëm edhe në orët mësimore. Zëvendësimi duhet bërë nga kuadrot e diplomuara dhe që janë në pritje dhe të sigurohet buxhet që ata të kompensohen për orët e mbajtura duke zëvendësuar koleget shtatzëna”, thuhet në reagim.
Komunikata e plotë, pa ndërhyrje:
SBASHK-u lidhur me dy vendime të pa analizuara mirë të Institucioneve
Në kuadër të vendimit të fundit të Qeverisë në parandalimin dhe luftën kundër Covid 19 është edhe ai që të gjitha punëtoret shtatzëna të lirohen nga obligimi për t’u paraqitur në punë duke iu mundësuar që të punojnë nga shtëpia. Kjo ka krijuar hamendje, huti dhe stres te institucionet arsimore e veçmas te punëtoret shtatzëna. SBASHK-u duke iu përgjigjur këtyre shqetësimeve kundërshton qasjen që u është bërë disa punëtoreve shtatzëna në arsim duke iu thënë se ato mund ta shfrytëzojnë, por edhe mund të mos e shfrytëzojnë këtë mundësi që ua garanton pika 7 e masave të fundit të Qeverisë. Këtë qasje, nga kushdo që vjen, e konsiderojmë si presion që punëtoret shtatzëna mos ta shfrytëzojnë këtë të drejtë që ua jep pika 7. Nuk mund të kuptojmë se si paska mundësi që zbatimi i vendimit të Qeverisë, që është marrë për të mbrojtur punëtorët shtatzëna e që konsiderohen si nga më të rrezikuarat nga prekja me Covid, të lehet në vullnetin e palëve se a do të zbatohet a jo.
SBASHK-u po ashtu mendon se edhe Vendimi i MASHTI-t që në bashkëpunim me Fakultetin e edukimit të angazhojë studentë për të zëvendësuar punëtoret shtatzëna në arsim nuk është i qëlluar. Studentët i kemi parë në institucionet arsimore duke kryer praktikën profesionale, por ata gjithmonë kanë qenë të përkrahur e të ndihmuar nga mësuesi i klasës ose nga mësimdhënësi i lëndës, të cilët kanë qenë të pranishëm edhe në orët mësimore. Zëvendësimi duhet bërë nga kuadrot e diplomuara dhe që janë në pritje dhe të sigurohet buxhet që ata të kompensohen për orët e mbajtura duke zëvendësuar koleget shtatzëna.
SBASHK vlerëson se edhe vendimi i MASHTI-t për organizimin e mësimit plotësues për nxënësit që kanë ngecje në arritje për shkak të pandemisë nuk është dashur të sillet tani sepse edhe ashtu ka mjaft sfida në realizimin e mësimit të rregullt dhe se çdo ngarkesë shtesë do të jetë e tepërt për personelin arsimor. Aq më shumë kur në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se kjo po bëhet ngase një numër i nxënësve nuk kanë mundur të arrijnë njohuritë e duhura në mungesë të pajisjes dhe qasjes në internet. Kjo ka mundur të thuhet për vitin e kaluar shkollor, kur nga 13 marsi e deri në fund është zhvilluar kryesisht mësimi nga larg, por këtë vit shkollor kjo nuk vlen ngase procesi mësimor kryesisht është zhvilluar në institucione arsimore dhe se mungesa e pajisjes dhe qasjes në internet nuk ka paraqitur as edhe një pengesë për cilin do nga nxënësit.
SBASHK mendon se të gjithë duhet bashkuar angazhimet dhe të ndihmojmë të punësuarit në arsim që të kryejnë detyrat ditore dhe ta realizojmë këtë vit mësimor në institucione duke uruar që të mos kemi shumë raste të prekjes me Covid në situatën aktuale kur nuk pati mundësi ende të realizohet kërkesa e SBASHK për vaksinimin e punëtorëve arsimor. Prioritet duhet ta kemi tani shëndetin e nxënësve dhe të punësuarve në arsim si dhe përfundimin sa më mirë të këtij viti mësimor, kurse për aktivitete shtesë mund të mendojmë në të ardhmen kur të mposhtet pandemi
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist