Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka njoftuar se më 1 maj, e mërkurë, do të organizojnë një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Në faqen zyratre të kësaj sidnikate janë publikuar 11 kërkesat që i kanë për Qeverinë e Kosovës.
SBASHK ka kërkuar dialog social për plotësimin e kërkesave të tyre dhe ndër të tjera rritjen e vlerës së koeficientit të pagave për së paku 30%.
Komunikata e plotë:
“Të nderuara anëtare, të nderuar anëtarë të SBASHK-ut ju informojmë se duke u angazhuar e duke ngritur zërin për kërkesat tuaja legjitime kryetarët e shoqatave sindikale bashkë me anëtarë të kryesive që nga çerdhet shkollat e universitetet, bashkë me kryetarët e nivelit komunal e të universiteteve e me kryesinë e SBASHK-ut më 1 maj do të jenë në protestë para Qeverisë. Kemi analizuar kërkesat që kanë ardhur dhe para Qeverisë do të dalim me këto kërkesa :
1. Duam dialog social për realizimin e kërkesave tona,
2.Nuk lejojmë të bëhen ndryshime të ligjeve në dëm të punëtorëve të arsimit,
3.Kërkojmë nënshkrimin e aneks Kontratës Kolektive të Arsimit sidomos për ruajtjen e vendeve të punës,
4.Qeveri respekto pensionistët sepse ju arsimuan edhe juve,
5.Kërkojmë urgjentisht të ngritet vlera e koeficientit të pagave për se paku 30%,
6.Kërkojmë përmirësimin e kushteve të punës në institucionet arsimore,
7.Plotësimi i Ligjeve të mos bëhet pa pajtimin e sindikatave,
8.Duam funksionalizimin e Këshillit Ekonomik Social,
9.Kërkojmë që norma javore të jetë 18 orë si në shtetet e rajonit,
10.Qeveria të sigurojë buxhet për zbatimin e Kontratës Kolektive të Arsimit pa pasur nevojë të shkohet në gjykata,
11.Kërkojmë të kemi përfaqësues të punëtorëve në komisione e borde në të cilat vendoset për çështjet jetike për punëtorët./Arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030