Këshilli i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka mbajtur një mbledhje sot, ku edhe një herë është vendosur për vazhdimin e grevës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Jasharaj u ka bërë thirrje institucioneve që të tërhiqen nga Projektligji i pagave.
“I drejtohemi institucioneve, pra kryeministrit, deputetëve, kryeparlamentarit, që Projektligji të ndryshohet ose të tërhiqet nga Kuvendi”, ka thënë kryetari i SBASHK-ut.
Në lidhje me kërkesat e SBASHK-ut ka folur edhe menaxheri i financave në SBASHK, Ymer Ymeri.
Ai tha se ose duhet të ngriten koeficientët, ose të tërhiqet Ligji.
“Janë dy mundësi: ose të tërhiqet projektligji dhe të qetësohet situata aktuale, ose që deputetët në seancë ta bëjnë një ngritje të koeficienteve, zgjidhje tjetër nuk ka”, ka thënë Ymeri.
Ndryshe greva në arsim po vazhdon edhe në javën e tretë.
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...