Mësimdhënësit kosovarë janë futur në ditën e katërt të grevës.
Ata janë të vendosur rreth kërkesës së tyre madje nuk po pranojnë asnjë kompromis rreth koeficientit.
Arbresh.info ka mësuar se të mërkurën përfaqësues të SBAShK-ut janë ftuar në takim nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.
E edhe ky takim ka përfunduar pa marrëveshje pasi oferta ishte për rritje të koeficientit në 20 për qind, por mësimdhënësit nuk kanë hequr dorë nga kërkesa për rritje së paku 30 për qind.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), Rrahman Jashari për arbresh.info ka ripërsëritur se nuk ka kompromis rreth ngritjes së koeficientit.
“Greva do të ndërpritet në momentin që realizohet kërkesa jonë minimale që është ngritje në 30 për qind e koeficientit për të gjithë të punësuarit në arsim nga çerdhet e deri në Universitet”, ka thënë Jashari.
Ai ka thënë gjithashtu se edhe të enjtën greva është duke vazhduar normalisht.
“Për momentin jemi në Komunën e Malishevës, po bashkëbisedojmë me mësimdhënësit, edhe sot 100% të institucioneve arsimore në Kosovë janë në grevë”, ka thënë ai.
Ndërsa ka shtuar se askush nuk mund të ndërpres grevës përveç atyre që e kanë thirrur.
“As ministri i Arsimit, as drejtoritë arsimore e askush tjetër nuk mund të vendos për ndërprerje të grevës pasi grevën e kanë shpall organet legjitime, Këshilli drejtues i SBASHK dhe i vetmi organ që mund të mbyll grevën është i vetmi organ”, ka shtuar ai.
I pari i SBAShK-ut ka deklaruar se vetëm pas veprimeve konkrete do të ndërpritet greva.
“Me premtime jemi ballafaquar që nga maji, tash e tutje dëshirojmë vetëm veprime konkrete, jo që nuk u besojmë institucioneve por shpesh na kanë dalë që premtimet të mos realizohen”, ka përfunduar ai.
Ndryshe gjysmëvjetori i dytë në Kosovës nuk ka filluar fare për shkak të futjes së grevë të mësimdhënëseve.
Sipas SBAShK të gjitha institucionet arsimore para universitarë të Kosovës i janë përgjigjur pozitivisht kësaj greva.
Kërkesa e mësimdhënëseve është ngritja e koeficientit në së paku 30 për qind.
Ata kanë paralajmëruar zgjatje të grevës për muaj të tërë në rast të mos plotësimit të kërkesës ndërsa kanë thënë se nuk do të pranojnë asnjë kompromis nën 30 për qind.
E ende nuk është arritur asnjë marrëveshje edhe pas disa takimeve të zhvilluara mes përfaqësues të SBAShK dhe atyre të Institucioneve të vendit./Arbresh.info/
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...