Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka dhënë detaje rreth protestës së paralajmëruar për nesër, me 4 dhjetorit.
Jasharaj në konferencën për media ka akuzuar kryemininistrin Albin Kurtin, Hekuran Muratin dhe Arbërie Nagavcin se janë kundër Sindikatave.
“Kurti dhe ministrat e tij premtuan shumë deklaruan se do të respektojnë zërin sindikal por kanë bërë të kundërtën. paralizuan dialogun e mirëfilltë duke mos e nënshkruar marrëveshjen kolektive, ministri Murati do të kujtohet si njeriu që ka penguar kafshatën e gojës për qytetarët. Në betejën e vazhdueshme të Qeverisë me SBASHK-un mori pjesë edhe ministrja Nagavci, ajo korr nuk u angazhua për përfaqësimin e arsimit dhe kërkesat e punëtorëve. me veprimet e saj e dëshmoi që është kundër punëtorëve arsimorë duke e konsideruar të pavlefshëm kontratën kolektive. Kurti ,Murati dhe Nagavci janë kundër sindikatave”, ka thënë Jasharaj.
Ndër të tjera, Jasharaj ka paralajmëruar se nëse nuk reflektojnë me këtë protestë do të hynë në grevë të përgjithshme.
“Fillimisht u vendos që me 4 dhjetor të bëhet protestë. dhe presim që protesta para MASHTI-t dhe qeverisë të jenë mbi 1500 pjesëmarrës. nëse nuk reflektojnë në këtë protestë do të analizojnë situatën dhe do të marrin vendime duke mos e përjashtuar grevën e përgjithshme”, ka thënë Jasharaj./Arbresh.info/
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me mallra në L...
Policia shqiptoi 1 mijë e 510 gjoba brenda 24 orëve
112 vite diplomaci shqiptare, Hasani: Forcojmë pozicionin e ...
I akuzuar për pastrim parash, arrestohet 31 vjeçari në Elbas...
Kupa e Kosovës vazhdon edhe sot me 15 ndeshje tjera
Dy persona lëndohen në një aksident mes dy veturave në Suhar...