Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar nisjen e protestave në pamundësi, siç thotë, të vendosjes së dialogut social me Ministrinë e Arsimit. Sindikata tha se një afat i paraparë për një takim me ministren Nagavci, për diskutimin e koeficientit të pagave dhe kontratën kolektive, ka skaduar. Ministria e Arsimit ndërkaq thotë se nuk mund të negociojë për kërkesa kundërligjore.
Beteja mes Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Ministrisë së Arsimit s’ka të ndalur. SBASHK-u aktualisht është në pritje të këshillit drejtues për të nisur me veprime sindikale, pasi Ministria e Arsimit nuk pranoi të diskutojë rreth kërkesës për rritjen e koeficientit si dhe nënshkrimin e kontratës së re kolektive. Kërkesa për takim me Minstrinë e Arsimit u bë tre javë më parë dhe afati ka skaduar të hënën. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, tha për rtv21 se Ministria e Arsimit nuk i ka ftuar as për të dialoguar lidhur me ato kërkesa.
“Nuk mund të kundërshtoj asnjë veprim sindikal, besoj do të fillohet me ndonjë protestë, pastaj duke respektuar ligjin me ndonjë orë alarmuese grevë dhe pastaj jemi të angazhuar me ligj që të angazhojmë ndërmjetësuesin i cili është institucion shtetëror dhe i cili ka një afat prej 15 ditë për t’u munduar që të na vënë në kontakt me ministrinë e arsimit dhe pastaj nëse edhe kjo dështon..Si kryetar nuk mund të përjashtoj kundërshtoj asnjë veprim sindikal, mund të ketë protesta, greva të përgjithshme”, tha Jasharaj.
Por, Ministria e Arsimit tha se SBASHK-u po krijon përçarje në kolektivat e mësimdhënësve nëpër shkolla. Ajo përjashtoi mundësinë e negociatave për çështjet që i cilësoi të kundërligjshme.
“Si MASHTI, vazhdimisht kemi qenë të hapur për të diskutuar dhe bashkëpunuar me SBASHK-un në linjë me zhvillimin dhe ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë por nuk mund të negociojmë për dokumente dhe kërkesa të pabazuara dhe në kundërshtim me infrastrukturën ligjore të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-it.
SBASHK-u po konsiderohet si armiku më i madh i ministrisë së Arsimit nga njohës të arsimit. Jonuz Salihaj vlerëson se nënshkrimi i kontratës kolektive është më se e nevojshëm, ndërkaq theksoi se çfarëdo problemi duhet të mundohet të zgjidhet me dialog social.
“Kontrata kolektive duhet patjetër të nënshkruhet sepse nuk ka qeveri në botë që nuk bënë impakt me sindikatat. Kështu që ky dokument duhet të nënshkruhet dhe këshilli ekonomik fiskal duhet të aktivizohet. Ministria e Arsimit asnjëherë nuk është taku me SBASHK-un dhe ky është qëllimi i saj me zhduk prej faqës së dheut këtë sindiaktë. Kjo është qeveri popullsite”, tha Salihaj.
SBASHK u ankua për ndërprejen e dialogut social prej shumë kohësh. Sindikalistët pranuan koeficientin e pagave të përcaktuar me një ligj për pagat që u miratua nga Kuvendi i Kosovës, por thanë se pagat në arsim ende mbesim të vogla. Në disa raste në të paktën dy vitet e kaluara, sindikata e arsimit bëri greva në kërkim të, siç tha, të drejtës së pnonjësve të arsimit.
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell