Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë e Kulturë ka shprehur shqetësim për mos ekzekutimin me kohë të pagave për muajin shtator nga ekzekutivi për sektorin publik.
“Kujtojmë ministrin Murati se mosekzekutimi me kohë i pagave për muajin shtator shkakton efekte negative financiare te punëtorët e arsimit dhe jo vetëm nga fakti se shumica e tyre jetojnë me atë pagë dhe mezi e lidhin fillimin e muajit me fundin e tij. Aq më keq, shumë prej tyre edhe janë në kredi dhe vonesa e ekzekutimit të pagave u krijon probleme shtesë ngase këstet e kredive janë të ndërlidhura me data dhe me daljen e pagave dhe kështu të punësuarit pa fajin e tyre mund të ndëshkohen me kamata shtesë për kreditë e tyre”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.
Kjo sindikatë ka kërkuar urgjentisht nga ministri Murati që të ndjehet përgjegjës për mos ekzekutimin me kohë të pagave të shtatorit dhe të shtojë angazhimet e të gjejë mundësi ligjore që ekzekutimi i pagave të bëhet që sot.
“Në të kundërtën do të konsultohemi me anëtarësinë dhe duke respektuar zërin e tyre, mund të nisim me veprime sindikale”, thuhet tutje në reagimin e SBASHK-ut.
Hamza takoi veteranët e UÇK-së në Skenderaj: Ju nderojmë sot...
Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra të burgosur
KFOR-i dhe policia ushtarake zvicerane zhvilluan trajnime pë...
Arrestimi i 15 vjeçarit me armë në Tiranë, pezullohen nga pu...
Smith Jr pati shifra magjike ndaj Yllit, shpallet MVP i javë...
Trepça dhe Barro ndajnë rrugët, kampionia gjen menjëherë zëv...