Ndaj vendimit të MASHTI-it për subvencionimin e prindërve për furnizimin me tekste shkollore, ka reaguar Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, duke e kundërshtuar këtë vendim.
Sipas SBAShK-ut, ky vendim është i gabuar ndërsa i ka bërë thirrje ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci qëtë merret me kërkesat që i janë dorëzuar në takimin që pati SBAShK-u me zëvendësministrin Taulant Kelmendi.
“SBASHK-u, këtë kundërshtim e ka përsëritur edhe në takimin e kryetarit Jasharaj me zëvendësministrin Taulant Kelmendi duke e lutur që mos të veprohet njëjtë me tekstet shkollore, por që ato të dërgohen me kohë në shkolla nga botuesit”, thuhet në reagim.
“U pa se MASHTI nuk ka dëgjuar kritikat e arsyeshme e as këshillat tona, të Këshillit të prindërve e as të palëve tjera dhe do ta përsërisë gabimin. Konsiderojmë se Këshilli i prindërve duhet ta thotë fjalën e vet lidhur me këtë veprim të gabuar e të përsëritur të MASHTI-t sepse ata janë zëri i prindërve të Kosovës, ndërsa ne do të vazhdojmë të jemi zë i anëtarësisë sonë në kërkim të dialogut dhe realizimit të kërkesave”, thuhet tutje në reagim./Arbresh.info
Lexo edhe:
Nagavci: Këtë vit furnizimi me tekste shkollore bëhet me subvencionimin e prindërve
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...