Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka kërkuar që të zgjidhet çështja e pagave për punëtorët e arsimit në Viti, pasi që të njëjtëve nuk iu ka dalë ende paga e muajit shtator.
Sipas njoftimit, SBASHK-u kërkon nga Ministria e Financave dhe qendore e lokale që ta bashkëbisedojnë dhe të gjejnë zgjidhje të duhur në mënyrë që punëtorët e arsimit në Viti të marrin që sot pagat e shtatorit, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, SBASHK-u paralajmëron se do vazhdojë të qëndrojë në kontakt me kryetarin e nivelit komunal sindikal për Vitinë, Kemajl Bislimi dhe se do të mbështesin angazhimin e tyre nëse fillojnë me veprime sindikale, duke mos përjashtruar grevën.
“Nëse kjo nuk ndodh atëherë SBASHK në nivelin qendror vazhdon të mbaj komunikim me kryetarin e nivelit komunal sindikal për Vitinë, Kemajl Bislimi dhe me udhëheqës sindikal në këtë komunë dhe do të mbështes çdo angazhim të tyre dhe do t’u qëndrojë pranë e do të solidarizohet me ta edhe nëse ata fillojmë me veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën.”, thuhet në njoftimin e kësaj sindikate në Facebook.
Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj me anëtarë të stafit qendor në orët e pasdites do të shkojë në Viti dhe do të takohet me anëtarët e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë për të debatuar për situatën e krijuar e për të marrë vendime për veprime konkrete”, thuhet tutje.
Ndryshe, të martën janë ekzekutuar pagat për sektorin publik pas një dite vonesë.
Megjithatë sipas një njoftimit të Misnitrisë së Financave Komuna e Vitisë nuk ka arritur të sigurojë buxhetin e nevojshëm, prandaj edhe pagat janë ekzekutuar vetëm për një pjesë të punonjësve të komunës./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...