Në kuadër të përpjekjeve për gjetjen e zgjidhjeve për kërkesat e SBASHK-ut para grevës së paralajmëruar për 13 prill, përfaqësuesit e SBASHK-ut sot janë takuar me ministrin e MPMS-së, Skender Reçica për të diskutuar për planifikimin afatmesëm të shpenzimeve për këtë ministri.
Ministri Reçica i informoi përfaqësuesit e SBASHK-ut të udhëhequr nga kryetari Jasharaj se në planifikimin buxhetor të kornizës afatmesme të shpenzimeve 2019-21, MPMS e ka përfshirë edhe Ligjin për Punëtorët e Arsimit Shqip që punuan në vitin shkollor 1990-1999, të cilin propozim kjo ministri e ka përcjellë në Ministrinë e Financave.
Jasharaj me këtë rast kërkoi të bëhen përpjekje që ky ligj, edhe përkundrazi që nuk është aprovuar ende në Qeveri, ai të kalojë në qeveri dhe të procedohet në Parlament.
Gjatë ditëve në vijim SBASHK-u gjithashtu do të bëjë përpjekje maksimale që të takojë edhe akterët tjerë në këtë proces, si ministrin e MASHT-it Shyqiri Bytyqi, kryeministrin Ramush Haradinaj, në mënyrë që kërkesat e SBASHK-ut të realizohen para datës 13 prill.
SBASHK-u falënderon Komisionin Parlamentar për Arsim për kërkesën që i ka drejtuar kryeministrit për aprovimin e këtij Ligji dhe dërgimin e tij drejt Kuvendit/arbresh.info/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe