Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës i ka propozuar Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës që të mbyllet greva, që ishte pezulluar më 1 tetor.
Pas një takimi me kryetarë të nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, SBASHK-u ka thënë se i është përmbushur kërkesa kryesore, ajo e miratimit të Ligjit për Paga.
“Duke u nisur nga fakti se Ligji i pagave është votuar nga Parlamenti dhe pritet të nis implementimi i tij në shkurtin e vitit 2023 e që ishte kërkesë kryesore e SBASHK-ut, Kryesia dhe Këshilli Grevist kanë dalë para kryetarëve të nivelit komunal sindikal e të Universiteteve me propozimin që SBASHK-u t’i drejtohet BSPK-së që të merret vendim për mbylljen e grevës së pezulluar më 1 tetor 2022. Këtë propozim pjesëmarrësit e këtij takimi e kanë aprovuar unanimisht pas diskutimeve që janë zhvilluar lidhur me këtë çështje”, ka thënë SBASHK-u në një njoftim për media.
Punëtorët e sektorit publik dhe mësimdhënësit ishin në grevë nga fundi i gushtit deri më 1 tetor. Ata kërkonin nga 100 euro shtesë në muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga. Shteti ua ndau nga 50 euro në muaj dhe punonjësit pezulluan grevën. Në fund të dhjetorit u miratua Ligji për Paga, që pritet të hyjë në fuqi në shkurt. /arbresh.info/
Kurti për Aeroportin e Prishtinës: Gjatë këtij viti është dy...
Reduktime deri në 12 orë, kush është fajtori për mungesën e ...
Të paktën 69 të vdekur pasi një varkë u fundos në ujërat e M...
Rama takon mulla Hetem Sopjanin, shpreh falënderim për kontr...
Telekomi i Kosovës 2024: Rritje dhe stabilitet financiar për...
VV-ja ankohet në Supreme ndaj vendimit të PZAP-së për Listën...