Nëse MASHT-i dhe deputetët në një seancë të parlamentit ndryshojnë koeficientet për mësimdhënësit e ciklit klasor dhe e barazojnë me ato të mësimdhënësve të ciklit lëndor, atëherë për hir të kolegëve të ciklit klasor do të apelojmë te mësimdhënësit e Kosovës që të zëvendësojnë mësimin për një javë në fund të vitit mësimor.
Ky është kushti që SBASHK-u e ka paraqitur gjatë takimit të sotëm me ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe disa zyrtarë të Sindikatës dhe zëvendësministri Arbër Geci e Ministri Bytyqi, u diskutua rreth situatës aktuale të krijuar në arsimin parauniversitarë të Kosovës.
Jasharaj ka paraqitur qëndrimin e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut, të cilët thotë se janë të vendosur ta presin vendimin përfundimtar të gjykatës pasi janë të mendimit që verdikti përfundimtar do të jetë në favor të tyre.
Kreu i kësaj Sindikate ka paraqitur edhe një mundësi para Ministrit Bytyqi që kjo gjendje të zhbllokohet “nëse Ministri Bytyqi bashkërisht me deputetët e partisë Nisma Socialdemokrate dhe deputetët e partive tjera të ftojnë një seancë të jashtëzakonshme me qëllim të përmirësimit të koeficientit për mësimdhënësit e ciklit fillor 1 deri 5 në Ligjin e pagave dhe të barazohet me koeficientin e mësimdhënësve të ciklit të mesëm të ulët 6 deri 9 pasi Ligji i pagave është në fuqi dhe ka dalë në Gazetën zyrtare, ndërsa zbatimi i tij fillon në fundvit dhe në këtë rast SBASHK-u do të marrë për obligim të bisedojë me mësimdhënësit që në fundvitin shkollor 2018/2019 të zëvendësojnë një javë në shenjë të vullnetit të mirë për mësimdhënësit e ciklit fillor 1-5”.
Gjithashtu, pas këtij takimi, Kryesia e SBASHK-ut në një takim të jashtëzakonshëm, shqyrtoi ftesën e bërë nga Komisioni Parlamentar për Arsim, ftesë të cilën ia ka edhe MASHT-it, dhe thotë të kenë vendosur që në emër të SBASHK-ut të marrin pjesë nënkryetarja e Sindikatës, Vjollca Shala dhe Kryetari i Arsimit Fillor, Blerim Mehmeti, të cilët do të paraqesin qëndrimin e anëtarësisë së SBASHK-ut ashtu siç e paraqitën edhe para Ministrit Bytyqi.
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë