Përfaqësuesit e SBASHK-ut janë takuar me avokatin e popullit, Naim Çelaj nga i cili kanë kërkuar që Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese dhe për këtë avokatit të popullit i janë ofruar edhe në formë të shkruar kundërshtimet e argumentuara, të cilat padrejtësisht dëmtojnë shemë punëtorët e arsimit të pensionuar dhe ata që do të pensionohen në të ardhmen.
SBASHK i ka deklaruar Çelaj se Ligji për ndryshimet në skemën pensionale në nenin 8/A paragrafi 4 thotë se Lartësia e pensionit parcial kontributpagues për secilin nivel përcaktohet në përputhje me procedurën e vendosur me nenin 13 të Ligjit Bazik, duke marrë për bazë numrin e viteve të kontributeve të paguara sipas nën-paragrafit 2.2 të këtij neni, e që do të thotë se fshihet paragrafi 6 i nenit 8 të Ligjit bazik, i cili thotë: me këtë ligj u njihet stazhi i punës për pension kontributdhënës për vitet 1989-1999 punëtorëve të arsimit, të shëndetësisë dhe të tjerëve që kanë punuar me sistemin e Republikës së Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Pra, sipas këtyre ndryshimeve që janë bërë gabimisht për pensionin e përshkallëzuar numërohen vetëm vitet deri më 1 janar 1999 kur qenkan paguar kontribute pensionale sipas ligjeve e akteve ligjore të KSAK (ish Krahina Socialiste Autonome e Kosovës), e kontribute këto që janë plaçkitur nga pushtuesi serb.
“Ky ndryshim nuk ka as edhe një logjikë dhe prandaj SBASHK-u insiston që të mbetet paragrafi 6 i nenit 8 të Ligjit bazik sepse vitet e 90-ta u janë pranuar të punësuarve në arsim të atyre viteve me arsye të plotë sepse ata të përballur me dhunë e tortura nuk kanë ndërprerë punën arsimore as edhe një ditë, por kanë punuar sipas sistemit të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.
SBASHK në takimin me Avokatin e popullit dhe në shkresën drejtuar atij ka kërkuar që të gjendet zgjidhje e merituar edhe për vitet 2000, 2001 e deri kur ka filluar së funksionuari Fondi për Kursimet Pensionale sepse kjo periudhë ka mbetur e pa mbuluar e pa fajin e të pensionuarve në sektorin publik.
“Kujtojmë se këto kërkesa dhe vërejtje të SBASHK janë plotësisht në harmoni me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 16 janar 2023 e po ashtu edhe Konventat ndërkombëtare e theksojnë se nuk mund të mohohet një e drejtë e fituar.”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...