Për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus në Kosovë, gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor mund të përfundojë më herët se sa që është paraparë në kalendarin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor është raportuar se do të përfundojë pas dy javësh, më datën 15 dhjetor.
Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ( SBASHK), deklarojnë se çfarë do vendimi që do të merret do të respektohet nga mësimdhënësit.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë për Telegrafin se do të pranojnë vendimin që do e sjellë IKSHPK, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit.
“SBASHK-u qysh herët ka deklaruar që do ta mbajmë mësimin sa më gjatë në institucionet arsimore, por vendimet kyçe bazuar në situatën e tërësishme në Kosovë por edhe në shkollat tona fjalën e ka Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë. Ata më së miri e dinë gjendjen dhe besoj që në bashkëpunim me task forcat dhe duke parë se numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të prekur me covid-19 ka shënuar ngritje të madhe, atëherë vendimi i tyre në bashkëpunim edhe me MASHT dhe SBASHK-un do të jetë bazuar në situatën. SBASHK-u e pranon çdo vendim që e sjellë IKSHPK, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit”, potencoi ai.
Më tej, Jasharaj thotë se ata kanë qenë të gatshëm të vazhdojnë me procesin mësimor aq sa zgjat gjysmëvjetori në kalendar, por që vendimet bazohet në situatën epidemiologjike.
“Sa i përket përfundimit të gjysmëvjetorit të parë, ne kemi qenë të gatshëm të vazhdojmë për aq kohë sa mundemi për ta përmbyllur me datën që është në kalendar. Mirëpo, nëse këto dy ministri dhe IKSHPK duke u bazuar në situatën dhe në përpjekje për të mos u rritur numri i të prekurve me coronavirus edhe nëpër shkolla vendosin një gjë të tillë, mësimdhënësit e Kosovës do të pajtohen. IKSHPK është institucioni i cili e ka nën mbikëqyrje gjendjen dhe vendos në shërbim të ruajtjes së shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve”, theksoi mes tjerash ai.
Jasharaj deklaroi se një pjesë e njësive mësimore do të mbesin të parealizuara, por që ato do të realizohen pas sipas marrëveshjes.
“Një pjesë e njësive mësimore do të mbesin të parealizuara, por besoj se kolegët e mi gradualisht kanë bërë procesin e cilësimit të nxënësve dhe nëse vendoset ajo që është deklaruar që më 15 dhjetor të jetë përfundimi i gjysmë vjetorit të parë, jam i sigurt se koleget e mi do të arrijnë brenda kushteve dhe mundësive ta përmbyllin këtë gjysmëvjetor duke mos lënë anash cilësimin e nxënësve. Njësia mësimore që do të mbetet do të realizohet pastaj sipas marrëveshjes”, shtoi ai.
Ndryshe, me fillimin e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kishte realizuar një Master Plan për zhvillimin e mësimit në kushte pandemie.
Gjatë gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor nga coronavirusi janë infektuar një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve dhe i nxënësve. Shkollat të cilat kanë pasur raste të konfirmuara me coronavirus, kanë kaluar në mbajtjen e mësimit online.
Numri i rritjes së rasteve me coronavirus është duke u vazhduar, në 24-orët e fundit janë konfirmuar 539 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 16.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...