Nesër në mbledhjen e qeverisë pritet të shqyrtohet Projektligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta.
Projektligj i cili ka qenë kusht kryesor nga SBASHK-u për ta anuluar grevën
Lajmi.net ka mësuar se ky projektligj pritet t’i procedohet Kuvendit në mbledhjen e nesërme.
Edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari është shprehur i lumtur nëse ky projektligj procedohet për në Kuvend.
Jashari ka thënë për lajmi.net se nëse ky vendim merret nesër, atëherë situata në arsim i kthehet normalitetit.
“Nuk kemi konfirmim zyrtar kështu kemi dëgjuar, uroj që të jetë e vërtetë. Duke u nisur nga fakti se respekti ndaj kryeministrit, ai ka premtuar na ka thënë se i duhet pak afat, është lajm i gëzuar. Po u procedua në parlament ne e heqim një peshë të rëndë, dhe i kthehet normalitetit arsimit”, ka thënë Jashari.
Kryetari i SBASHK-ut ka bërë të ditur se nëse projektligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta procedohet në Kuvend, hapet mundësia për anulimin e grevës.
“Ne kemi thirr nesër një mbledhje dhe do të bisedojmë. Nëse qeveria vendos kështu atëherë hapet mundësia që të mos ketë grevë, nëse nesër dërgohet në Parlament ligji. Kurse temat tjera janë në negocim për ligjin e pagave dhe kushtet e tjera”, ka thënë Jashari për lajmi.net
Ndryshe, greva e përgjithshme në arsim synohej të niste nga e premtja.
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet