Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) po e quan të jashtëligjshëm vendimin e ministrit, Shyqiri Bytyqi për zëvendësimin e orëve mësimore të humbura gjatë grevës në arsim.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka deklaruar për “Kohën Ditore” se ministri nuk i ka konsultuar fare për këtë vendim dhe se sindikata nuk e pranon një vendim të tillë.
Ai ka paralajmëruar se të shtunën do të thërrasin mbledhje urgjente të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut ku do të merret vendim përfundimtar për këtë çështje.
“Ministri e ka nxjerrë këtë vendim pa u konsultuar me neve e që nuk është e drejtë. Vendimi është në kundërshtim me ligjin për grevat i cili nuk obligon që të zëvendësohen ditët e humbura në grevë. Prandaj ne jemi duke u angazhuar që këtë vendim ta dërgojmë në gjykatë”, ka theksuar Jasharaj.
Sipas vendimit që e ka marrë një ditë më parë, ministri Shyqiri Bytyqi për 15 ditët e humbura gjatë grevës në arsim, 5 ditë do të zëvendësohen nga pushimi pranveror në muajin prill, 5 ditë të shtuna do të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019 si dhe 5 ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019.
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor