SBASHK-u. përmes një komunikate për media i’u është drejtuar anëtarësisë lidhur me vlerën e koeficientit në Ligjin e pagave, duke thënë se nuk e ka ndërmend të dërgojë ankesë te Avokati i Popullit për ta dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese.
Nga SBAShK-u vlerësojnë se ky rangim ka bërë që vlera e koeficientit prej 105 euro, e cila siç shprehen, nuk i plotëson pritjet e tyre, por ajo mundëson që mbi 90% e anëtarësisë të kenë një rritje page mesatare rreth 100 euro.
“Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut, jemi të vetëdijshëm se kjo vlerë e koeficientit nuk plotëson pritjet e as nevojat duke marr parasysh ngritjet e çmimeve por edhe koston e jetesës në përgjithësi, por megjithatë SBASHK-u për momentin mendon që ligji duhet të fillojë zbatimin me pagat e muajit shkurt 2023 dhe të metat eventuale të ligjit të përmirësohen gjatë kohës sa është duke u zbatuar ligji”, thuhet në adresimin e SBASHK-ut.
Po ashtu me qëllim të informimit të saktë të anëtarësisë dhe opinionit të gjerë, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës thotë se në këto faza nuk ka pasur asnjë konsultë për caktimin e vlerës së koeficientit dhe as nuk është kërkuar nga asnjë organ pëlqimi i tyre./arbresh.info/
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...