SBASHK-u përmes një deklarate për media ka kërkuar tërheqjen e Projektligjit për pagat dhe që buxheti prej dhjetëra milionë eurove shtesë që duhen për Ligjin e pagave të dedikohen për Ushtrinë e Kosovës për të blerë një pjesë të mjeteve të domosdoshme.
“Kështu djelmoshat e vashat në uniforma të ushtrisë sonë do të ndjeheshin krenar me këtë përkrahje e po ashtu edhe miqtë do të vlerësonin shumë ketë gjest dhe do të thoshin se ja populli i Kosovës nuk po pret vetëm nga të tjerët, po edhe vetë e brenda mundësive po ndihmon ushtrinë e shtetit të tyre”, thuhet në deklaratë.
SBASHK kërkon që për një vit mos të ketë ngritje pagash që nga presidenti e deri te njeriu i fundit që merr pagë nga buxheti i Kosovës, në shërbim e në përkrahje konkrete të Ushtrisë së Kosovës.
“Projektligji i pagave i kthyer në kabinetin e ministrit Yagcilar në pjesën e parë të vitit 2019 do të korrigjohej duke dëgjuar zërin e arsyes së palëve të interesuara do të behej Ligj që vërtetë do të bënte nivelizim pagash e jo siç është ky versioni aktual që për dikë është nënë e për dikë njerkë”, përfundon deklarata e SBASHK-ut.
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës