SBASHK sot dorëzon nënshkrimet për projektligjin për skema pensionale

07:19 | 30 Shtator 2024
E.G

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) sot do të dorëzojë në Kuvend nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse të nismës qytetare për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale.

Ata do të dorëzojnë 20 mijë e 458 nënshkrime, shkruan Arbresh.info.

“Ju informojmë se të hënën, më 30 shtator, në orën 10 e 30, do të jemi te Parlamenti i Kosovës për t’ia dorëzuar në mënyrë solemne 20.458 nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse të nismës qytetare për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08L- 248, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut./Arbresh.info/

Të ngjashme