Reagim i ashpër i Sindikatave të Arsimit të Evropës ndaj veprimeve të Qeverisë Kurti. Kështu nis komunikata e fundit, e dërguar nga SBASHK.
Sipas komunikatës, pasi ka marrë informacione ditore për grevën e përgjithshme në sektorin e arsimit dhe të shërbyesve civil “dhe për presionet e deklaratat nxitëse të qeveritarëve”, drejtorja e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Susan Flocken ka zhvilluar takim nga larg me kryetarin Rrahman Jasharaj dhe udhëheqës të tjerë të SBASHK-ut, shkruan arbresh.info.
“Drejtorja Flocken duke dëgjuar se Qeveria, në vend të dialogut, ka zgjedhur gjuhë presioni e shantazhi ndaj kryetarit Jasharaj, i cili tani është detyruar të ketë lëvizje të kufizuara për t’i ikur eksceseve që mund të inskenohen nga simpatizantë të partisë në pushtet. Zonja Flocken është interesuar edhe për rrjedhën e grevës dhe për presionet që po bëhen ndaj grevistëve në sektorin e arsimit dhe sektorin e shërbyesëve civil”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.
Sipas komunikatës, shpjegimi i gjendjes së mësimdhënësve në Kosovoë, ka emocionuar drejtoren Flocken, e cila për situatën ka thënë se do të komunikojë edhe me Konfederatën e shërbyesve civilë të Evropës si dhe do ta alarmojë Komisionin Evropian dhe sektorët përgjegjës për arsimin në Bashkimin Evropian.
“Shpjegimin e ngjarjeve dhe paraqitjet publike të qeveritarëve dhe për gjendjen e vështirë ekonomike të grevistëve në prag të dimrit, ata me pagat ekzistuese nuk kanë mundësi të sigurojnë as lëndë drurore për ngrohje e lëre më artikuj të tjerë jetësor e kanë emocionuar drejtoren e përgjithshme Flocken, e cika ka shprehur përkrahje të fuqishme në emër të 11 milionë anëtarëve nga e tërë Evropa dhe ka shtuar se do të komunikoj edhe me Konfederatën e shërbyesve civilë të Evropës për të alarmuar për gjendjen duke u shprehur e sigurtë se kjo Konfederatë, që ka miliona anëtarë do të jetë mbështetëse dhe zë i fuqishëm i Federatës së Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës. Ajo ka deklaruar se që tani do të alarmojë Komisionin Evropian dhe sektorët gjegjës në BE dhe në koordinim me ta do të udhëtojë në Kosovë për të ofruar përkrahjen e fuqishme për SBASHK-un dhe SPAK-un”, thuhet tutje.
Në fund, SBASHK porosit mësimdhënësit që të qëndrojnë të palëkundur ndaj presioneve.
“Qëndroni të palëkundur në mbrojtje të anëtarësisë tuaj edhe përkundrazi të gjitha këtyre presioneve ju percjellni përkrahjen time dhe të të gjithë anëtarësisë së Sindikatavë të Arsimit të Evropës për anëtarësinë e SBASHK-ut dhe të Kryetarit Jasharaj”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...