SBASHK përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se varfëria, papunësia janë disa nga temat që duhet t’i trajtojë qeveria e ardhshme në vend.
Sipas SBASHK-ut, tema e demarkacionit dhe ajo e asociacionit janë të mëdha, por mund të hiqen nga rendi i punës së Parlamentit dhe Qeverisë brenda një jave, pasi konsideron se për këto tema duhen respektuar faktet e Kushtetuta.
“Temat sociale si varfëria, papunësia, keqpërdorimi i skajshëm i të punësuarve në sektorin privat, mungesa e lirisë së të shprehurit dhe e guximit për organizim sindikal në këtë sektor, caktimi në vlerë të merituar i pagës minimale e aq më shumë mungesa tani e 17 vite e Ligjit për sigurime shëndetësore, mungesa e ligjit për mësimdhënësit e viteve të 90-ta, gjegjësisht Ligji për personat e merituar për shtetësinë e Kosovës , mospranimi i viteve të 90-ta si vite kontribut-dhënëse për gjithë ata që kundërshtuan ligjet e pushtetit të instaluar serb në Kosovë. Mos respektimi total i Marrëveshjes Kolektive që u nënshkrua në Këshillin Ekonomik Social nga Qeveria, Odat Ekonomike dhe BSPK, Mos ngritja e pagave në sektorin publik tani e tri vite dhe në sektorin privat tani e sa vite, diskutimi për varfërinë e skajshme në Parlament vetëm sa për ta sharë para kamerave e publikut kundërshtarin politik, puna me planet e programet e Serbisë në shkollat kudo në Graçanicë, Gorazhdec e madje edhe te goranët në Dragash e kudo në vendbanime serbe në Kosovë janë tema shumë të mëdha për të cilat sindikata duhet ta ngrehin zërin drejtuar Qeverisë që mund të formohet”, thuhet në komunikatë.
Për më tepër, SBASHK konsideron se temat e lidhura me jetën e përditshme të popullit në Kosovë, qofshin ata mësimdhënës, policë, ushtarë, punëtorë të administratës, apo edhe të papunë duhet të konsiderohen tema të mëdha për ata që mendojnë se mund ta udhëheqin Kosovën e tillë.
“Këto tema duhet të jenë të mëdha edhe për deputetët, pasi e kanë fituar votën pikërisht nga këto shtresa që janë ngulfatur nga hezitimi i qeveritarëve e deputetëve për t’u marrë me realitetin e duke humbur energji e kohë për “temat e mëdha””, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...