Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se ata janë për fillimin e vitit shkollor, por me një kujdes të shtuar.
“Dëshira e mësimdhënësve është që të filloj viti shkollor në institucione arsimore…Mbase kthimi i tërësishëm i nxënësve në shkolla do të jetë i pamundur. Mendoj se kthimi i pjesshëm në shkolla do të jetë më i qëndrueshmi”, tha ai.
“Po e them edhe tash se nga takimet që kemi pasur me institucionet kemi thënë se nëse nuk respektohen protokollet dhe do të rrezikohen nxënësit dhe mësimdhënësit, atëherë Këshilli Drejtues i SBASHK-ut do të mblidhet dhe mund të bihet vendim që një mësim i tillë i rrezikshëm do të ndërpritet. Ne jemi për fillim të viti shkollor por që ai të jetë i sigurt”, shtoi i pari i SBASHK-ut në RTV Dukagjin.
Jasharaj thotë se një element i rrezikut janë edhe prindërit që zakonisht i shoqërojnë në shkollë nxënësit e klasës së parë.
Kryetari i SBASHK-ut thotë se ky vit do të jetë më i vështiri që nga koha e okupimit.
“E kemi një armik të heshtur dhe tinëzar. Nëse SBASHK-u, MASHT-i dhe institucionet tjera nuk janë bashkë viti i ri shkollorë do të fillojë por do të ketë probleme”, deklaroi ndër të tjera Rrahman Jasharaj.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...