SBAShK: Kur ka grevë, s`ka mësim e as PISA

11:45 | 16 Mars 2018
Arbresh.info

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet për t’i plotësuar kërkesat e tyre para datës 13 prill, ditë kjo për kur është paraparë fillimi i grevës së përgjithshme, në rast se nuk arrihet plotësimi i kërkesave të sindikatave të arsimit.

“SBASHK-u duke parë se përveç deklaratave të Ministrave gjegjës dhe të institucioneve ende nuk as edhe një veprim konkret, lëshon këtë alarm me kohë drejtuar Qeverisë, institucioneve dhe opinionit të gjerë që të angazhohen që tani në realizimin e kërkesave të anëtarësisë sonë e të mos presin që 13 prilli të na gjejë në këtë situatë ngase koha po shkon dhe le ta dinë të gjithë se kur ka grevë nuk ka mësim, por nuk ka as test PISA”,

Kjo sindikatë ka drejtuar akuza ndaj ministrave të kabinetit Haradinaj.

“Gjatë gjithë kësaj kohe institucionet, gjegjësisht ministrat gjegjës të Kabinetit Haradinaj nuk kanë bërë as edhe një hap konkret përveç se janë munduar që fajin e tyre t’ia hedhin dikujt tjetër. Ministri Hamza përmes deklaratave nga kabineti i tij thotë se nuk janë kundër Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës , por se Ministria e Arsimit apo ajo për Punë dhe Mirëqenie Sociale u dashka të bëjnë veprime për të plotësuar kriteret ligjore të këtij ligji dhe ai pastaj do ta marrë miratimin edhe nga Ministria e Financave dhe do të kalojë edhe në Qeveri e Parlament”, thuhet në një komunikatë të SBAShK-ut, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme