Google ADS

SBASHK kërkon mjete shtesë për punonjësit në arsim

18:19 | 27 Dhjetor 2020
Arbresh.info

SBASHK përmes një komunikate për media ka kërkuar nga Qeveria Hoti që të ndajë mjete shtesë për punonjësit në sektorin e arsimit njësoj sikurse ka vepruar më herët për punëtorët shëndetësorë dhe policinë, për shkak se siç thuhet, ata janë përballur nga afër me rrezikun nga prekja me COVID-19.

“Nga 14 shtatori kur filloi viti shkollor, numri i punëtorëve të arsimit të prekur me COVID ka shënuar rritje të vazhdueshme dhe vetëm në intervalin kohor 11 nëntor – 14 dhjetor të prekur kanë qenë 2301 punëtorë arsimorë. Numri i madh i të prekurve nga COVID në institucionet arsimore kishte bërë që nga institucionet përgjegjëse të vjen vendimi që gjysmëvjetori i parë të përfundojë para kohës së paraprakë. Ky realitet është dashur të ndikojë te Qeveria dhe të ndahen mjete për shtesa në paga edhe për sektorin e arsimit. Kjo nuk ndodhi, andaj SBASHK kërkon nga qeveria aktuale të ndajë mjete shtesë prej 100 euro në paga për gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit për muajt tetor, nëntor e dhjetor të këtij viti për të vazhduar edhe në vitin e ardhshëm për gjithë kohën sa zgjat pandemia, apo derisa nuk përmirësohet e nuk fillon se implementuari Ligji i pagave”, thuhet në komunikatë.

Njëherësh SBASHK kërkon votimin e buxhetit 2021, por duke e amendamentuar atë e duke krijuar vijë të qartë buxhetore për të mbuluar kërkesat e kontratës kolektive të sektorit të arsimit, me qëllim që çështjet e përcaktuara me kontratë të realizohen pa pasur nevojë të shkohet në gjykata.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme