Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës sot ka deklaruar se punëtorët e arsimit janë dëshmuar edhe në kohë të tjera të liga duke e mbajtur gjallë dritën kundër errësirës. Sipas SBASHK-ut, ata edhe në këto kohë të vështira për Kosovën dhe tërë botën janë të mobilizuar dhe do të jenë, edhe pse nga larg, me nxënësit e prindërit në rrugëtimin drejt dijeve të reja.
“SBASHK në takimin e sotëm ka marrë informacione nga kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve se shumë nga kolegët tanë ka kohë që kanë nisur komunikimin nga larg me prindër e nxënës dhe duke zhvilluar kështu brenda mundësive njësi mësimore e duke testuar njohuri përmes detyrave. Stafi i SBASHK-ut, kryesia dhe kryetarët e nivelit komunal dhe të Universiteteve çdo ditë do të vazhdojnë me komunikimin dhe takimet nga larg duke analizuar situatën e duke qenë në gatishmëri për punë e përkushtim sipas kërkesave të kohës.”, ka deklaruar SBASHK përmes komunikatës.
Për shkak të situatës me koronavirus, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT) prej sot fillon së zbatuari procesin mësimor online për klasën e 1-rë deri në të 5-të, ndërsa shumë shpejt pritet të fillojë prodhimi i materialit për klasën e 6-të deri në të 9-ën, dhe më vonë edhe për gjimnaze dhe shkolla profesionale.
Ndryshe, sot drejtoresha e Arsimit Shpresa Shala, për arbresh.info tha se, në emisionin e parë po zhvillohen dy njësi mësimore për klasën e parë në Gjuhë amtare dhe Matematikë, pastaj vazhdon me klasën dytë, dy njësi mësimore, pastaj me klasën tretë, e kështu me radhë edhe për klasat tjera.
Ndërsa, Enis Kervan zëvendësministër i Arsimit, tha se sot ka filluar mësimi në gjuhen turke dhe deri më tani gjithçka po shkon shumë mirë.
“Sot ka filluar zhvillimi i mësimit online në gjuhen turke, deri më tani çdo gjë po shkon në rregull, shpresojmë të tejkalohet kjo situatë që ndodhemi tani sa më parë”, tha ai.
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...