Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e 1 milionë euro për rrymën në Veri.
Ky reagim publik siç thonë në SBAShK i dedikohet në veçanti Ministrit të Financave Bedri Hamza , i cili në takim me përfaqësues të kësaj sindikate “në kabinetin e Kryeministrit Haradinaj deklaronte prerazi se Ligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta ka vështirësi të procedohet në Parlament ngase nuk është bërë planifikim i kostos buxhetore në Ligjin e Buxhetit”.
Kjo sindikatë thekson se kjo shifër e ndarë për rrymën e harxhuar nga serbët në veri është gati sa gjysma e shumës që do të duhej ndarë që të niste se implementuari në këtë vit Ligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Kosovës për vitet e 90-ta.
“Ky veprim i Ministrit Hamza dhe i Qeverisë së Republikës së Kosovës i shton arsyet që SBASHK-u të vazhdojë me veprime sindikale dhe kjo do të ndodh më 12 mars me grevën tërë ditore në sistemin arsimor të Kosovës dhe nëse edhe deri atëherë nuk ka veprime konkrete Lidhur me Ligjin e viteve të 90-ta, që për ne është i shenjtë , atëherë më 13 prill do të shkohet në grevë të përgjithshme e në kohë të pacaktuar deri në realizimin e kërkesave të SBASHK-ut”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...