Me fillimin e grevës në ditën e 11-të, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është gjendur në mesin e grevistëve në komunën e Gjilanit, gjegjësisht në SHFMU “Ibrahim Uruqi” në Bresalc në ora 9 e 30 minuta, ku kanë vazhduar në çerdhen “Ardhmëria 2” nga ora 10 e 20 minuta, SHFMU “Selami Hallaqi” në ora 11 dhe Gjimnazin “Zenel Hajdini” në ora 11 e 40 minuta.
Sipas një njoftimi, delegacioni i SBASHK-ut me grevistët bashkëbiseduan shtruar dhe shprehën brengosjen se edhe në ditën 11 të grevës, institucionet e Kosovës nuk po tregojnë gatishmëri për t’i plotësuar kërkesat e punëtorëve të arsimit – ishte kërkesë e të gjithë grevistëve që në asnjë formë mos të ndërpritet greva edhe nëse fillohet me veprime tjera sindikale, së paku pa i plotësuar kërkesat tashmë të njohura ose tërheqja e Ligjit.
“Vlen të theksohet se prezent ishte edhe kryetarja e prindërve e komunës së Gjilanit, e cila u shpreh në emër të prindërve që përkrahin kërkesat e mësimdhënësve, duke apeluar që institucionet të angazhohen në realizimin e tyre”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.
“Sipas informatave të marra nga Këshillat Grevistë Komunal, rezulton se i tërë sistemi arsimor nga çerdhet deri te universitetet ishin në grevë”, thuhet tutje në njoftim.
Po sipas njoftimit, Këshilli Qendror Grevist e as udhëheqësia e SBASHK-ut, edhe gjatë ditës së sotme nuk kanë pasur asnjë takim me asnjë institucion, e as udhëheqës të institucioneve në nivel lokal, e as në nivel qendror.
“Edhe njëherë, ju bëjmë apel institucioneve qendrore, në veçanti ministrit Bytyqi, që të jep kontributin e tij në Qeverinë e Kosovës, për realizimin e kërkesave ose largimin e Ligjit të pagave, përndryshe grevës nuk i shihet fundi”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...