Policia e Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka treguar për gjithë armatimin që kanë konfiskuar ditën e premte në komunën e Zveçanit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se të premten është shmangur një sulm terrorist, ai ka thënë se do të kërkojë nga Qeveria që të shpall organizatë terroriste “Mbrojtjen Civilen”.
“Shmangëm një sulm terrorist, u identifiku një makinë më targa të Serbisë, u zbulua sasi e madhe e armatimit, mjete eksplozive, armë automatike, shok-bomba, uniforma. Ka shenjë dalluese të njësive ruse, radio lidhje, të cilat më herët janë gjetur në zyrën e tij Aleksandër Filipovic”, tha ai.
Tutje ai shtoi se këto pajisje janë të formacionit kriminal “Mbrojtja civile”, që shërbejnë për shkaktimin e sulmeve terroriste.
“Këto mjete kishin për qëllim shkaktimin e sulmeve në Kosovë”, tha ai.
Ministri shtoi tutje se “ky rast konfirmon se nga territori i Serbisë janë futur edhe vetura tjera me armatim.
“Vetura e konfiskuar është me targa të Beogradit, është pronë e një ndërmarrje shtetërore të Serbisë. Kjo është e qartë se kush qëndron prapa sulmeve”.
Ministri ka thënë se bandat kriminale janë në rritje, ndërsa ka ftuar Serbinë të ndalë këto sulme ndaj Kosovës si dhe ka ftuar ndërkombëtarët pas këtij rasti. /Telegrafi/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...