I derguari i posaçem i Gjermanise per Ballkanin Perendimor, Manuel Sarrazin, ka folur për problemet me te cilat perballen vendet e rajonit, siç eshte dialogu mes Kosoves dhe Serbise, per te cilin kerkoi me shume vullnet politik dhe palet te ndermarrin veprime konkrete, pasi sipas tij nuk eshte detyra e Bashkimit Europian te jete arbiter.
Emisari gjerman kerkoi qe Serbia te shkoje ne rrugen drejt BE dhe kerkoi nga Beogradi te vendose sanksione ndaj Rusise.
Per sa i perket marredhenieve te Kurtit me nderkombetaret, Sarrazin tha se nuk është ne interesin afatgjate te Kosoves qe te humbe mundesite drejt BE.
“Rruga në të cilën po ecën qeveria e zotit Kurti në dialog, në planin afatgjatë, kam frikë se kjo mund të mos jetë e mirë në interesin e Kosovës, për afrimin me Bashkimin Evropian. Kam frikë se kjo mund të çojë më shumë në një drejtim të mbështetjes tek vetja dhe humbjes së mundësive për të shkuar drejt Bashkimit Evropian”.
Emisari gjerman komentoi edhe Samitet e mbajtura ne Tirane dhe beri thirrje qe te mos perdoret e kaluara per te rritur ndjenjat nacionaliste, por vendet e Ballkanit Perendimor te punojne se bashku per te shkuar drejt Bashkimit Europian.
“Mendoj se nuk duhet ta nënvlerësojmë këtë ide të përgjithshme të samitit, i cili u organizua për të treguar se Moldavia, Ukraina dhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë bashkë dhe së bashku mund të arrijnë shumë dhe duhet ta shohin njëri-tjetrin pozitivisht, kuptojnë dhe dinë se çdo hap që bën një nga këto vende do të ndihmojë gjithashtu të tjerët. Kjo është shumë pozitive. Dhe gjithashtu kjo, ajo që ndjeva si atmosferë mes liderëve, ishte shumë e rëndësishme. Dhe më pas, Tirana mundi të jepte një mundësi për një takim dypalësh të zotit Zelenski dhe zotit Vuçiç, i cili natyrisht ka disa synime, të cilat ju e dini, ndoshta edhe të dobishme për palën serbe, por gjithsesi, është një fazë e mirë, padyshim”./abcnews.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...