I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka thënë se për Gjermaninë vizat nuk janë më çështje. Dhe sipas tij nga 1 janari do të bëhet ashtu siç është premtuar.
Sarrazin komentoi deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron sa i përket vizave për kosovarët.
Ai theksoi se ky nuk është një opsion dhe do të ishte një gabim i madh sepse vetëm do t’i largonte kosovarët nga procesi i BE-së.
“E para Qeveria e Kosovës duhet të mendojë nëse vërtetë po bën mirë dhe aq shumë qeveri në rajon dhe në BE mendojnë se po bën gabim. Kjo është natyrisht një gjë që i prek qytetarët e Kosovës… Kjo nuk është mirë për qytetarët e Kosovës dhe është problem natyrisht”.
“Sa i përket heqjes së vizave, ju e dini se ka pasur një deklaratë të presidentit Macron. Dua ta them qartë se kjo nuk është një opsion dhe do të ishte një gabim i madh sepse vetëm do t’i largonte kosovarët nga procesi i BE-së. Dhe e themi se 1 janari 2024 do të bëhet ashtu siç është pajtuar dhe premtuar. Nëse ne themi se Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq duhet t’i përmbushin premtimet sa i përket shtendosjes ne nuk do të bëhemi më të mirë nëse nuk i përmbushim premtimet tona. Kultura e mos përmbushjes së premtimeve dhe të programeve që janë pajtuar është problem në rajon”, tha ai për RTV21.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare