Sarrazin pajtohet me deklaratën e Kurtit pas takimit të djeshëm

08:33 | 15 Shtator 2022
E.H

I Dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka miratuar me një fjalë atë që ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të mbrëmshëm me të në Prishtinë.

“Qartë”, ka shkruar ai në Twitter, pas asaj që postoi Kurti se u diskutua në këtë takim.

“Diskutuam mbi nevojën për marrëveshjen gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative në mes të Kosovës dhe Serbisë të përqendruar në njohje reciproke në dialogun e Brukselit dhe zbatimin e Tregut të Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit”, ka qenë ajo që e ka shkruar Kurti dhe që e ka miratuar Sarrazin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme