Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, bënë të ditur se, në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane do të organizojnë Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, që do të mbahet më 2 dhe 3 tetor.
Forumi do të hapet nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, teksa të pranishëm do të jetë edhe i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, dhe deputeti i Bundestagut, Peter Beyer.
“Ky forum do të shërbejë si një platformë e veçantë ku liderët e politikës dhe biznesit nga Gjermania dhe Kosova do të diskutojnë sfidat gjeopolitike dhe mundësitë e reja ekonomike. Forumi do të hapet nga Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe Ambasadori Gjerman, z. Jörn Rohde. Të pranishëm do të jenë gjithashtu z. Manuel Sarrazin, i Dërguari i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, dhe deputeti i Bundestag, z. Peter Beyer”, thuhet në njoftimin e kësaj ode.
Gjithashtu bëhet e ditur se Forumi do të mirëpresë përfaqësues të njohur nga kompanitë gjermane dhe jo vetëm. Panele të nivelit të lartë, përfshirë përfaqësues nga Ministria Federale për Çështje Ekonomike dhe Veprim Klimatik (BMWK) dhe liderë të kompanive gjermane, do të diskutojnë zgjidhjet për energjinë, teknologjinë dhe industrinë”, thuhet në njoftim.
Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar i vitit 2022 i ka sjellë Kosovës një investim prej 20 milionë euro në sektorin e prodhimit. Forumi i këtij viti, thuhet në njoftim, synon të forcojë lidhjet ekonomike mes dy vendeve dhe të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi./rtk
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...