Google ADS

Saroviç: Vendimi i Kosovës për të rritur taksën ndaj produkteve të Bosnjës nuk mund të tolerohet

10:07 | 7 Nëntor 2018
Arbresh.info

Ministri i Tregtisë së Bosnje Hercegovinës, Mirko Saroviç, ka thënë se vendimi i Republikës së Kosovës për të vendosur taks prej 10 për qind për të gjitha produktet e importuara nga Bosnja është një precedent dhe nuk mund të tolerohet.

Saroviç thotë se një vendim i tillë i Qeverisë së Kosovës është në kundërshtim të plotë me parimet bazë të tregtisë të cilat parashihen nga marrëveshja e CEFTA-s.

“Megjithatë ne nuk i kemi të gjitha detajet e këtij vendimi të Qeverisë në Prishtinë. Ne si ministri kemi pranuar një vendim të shkruar, që është marrëveshja rajonale e CEFTA-s”, ka thënë ministri boshnjak për klix.ba, transmeton Gazeta Express.

“Kosova e izolon veten nga ky komunitet. Në do të kërkojmë reagim urgjent të sekretariatit të CEFTA-s dhe trupave tjerë kompetent”, ka shtuar ai.

Kundër këtij vendimi ka dalë edhe Bashkimi Evropian. Zëdhënësja e BE-së Maja Kocijancic dje ka thënë se duhet urgjentisht që një vendim i tillë të pezullohet.

Ndërsa Serbia ka kërcënuar me ndërprerje të dialogut nëse nuk hiqet ky vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme